Show-Bizz

Aktorja e njohur Sarah Paulson: Zemrën e kam tepër të brishtë. I përjetoj gjërat shumë thellë

12:27 - 23.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sarah Paulson ka folur hapur për zgjedhjet e saj personale dhe arsyet pse nuk ka dëshiruar të bëhet nënë apo të martohet. Në një rrëfim të fundit, aktorja 51-vjeçare shpjegoi se vendimi lidhet me ndjeshmërinë e saj emocionale, duke përdorur shprehjen: “Zemra ime është shumë e brishtë”.

 

Paulson prej vitesh është në një lidhje me aktoren Holland Taylor.Ylli i serialit “American Horror Story”, shpjegoi arsyen pse ka zgjedhur të mos ketë fëmijë apo të mos martohet me partneren e saj prej kohësh. Këtë e bëri të ditur podkastiy “Dear Chelsea” të Chelsea Handler. “Më pëlqen jeta ime. Jam e lumtur që nuk kam pasur fëmijë,” tha Paulson. Fituesja e çmimit Emmy shpjegoi se nuk mendonte se mund ta përballonte presionin emocional të rritjes së fëmijëve. Si shembull, ajo përmendi se bëhet jashtëzakonisht e shqetësuar për qentë e saj, të cilët i trajton sikur të ishin fëmijët e saj. “Zemrën e kam tepër të brishtë,” shtoi ajo. “I përjetoj gjërat shumë thellë. Është tepër për mua.” Aktorja ka të njëjtin mendim për martesën, pavarësisht se është thellësisht e përkushtuar ndaj Taylor-it, me të cilën nisi një lidhje në vitin 2015. “Jam e lumtur që nuk jam martuar,” tha Paulson. Edhe pse janë së bashku prej më shumë se një dekade, Paulson shprehet se marrëdhënia e tyre është tashmë serioze, pa pasur nevojë për etiketime formale. Ajo tregon se edhe Taylor mendon njësoj për martesën, dhe asnjërës prej tyre nuk u pëlqen ideja që t’u referohen si “gruaja” e dikujt.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.