Kurti për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë
23 Nëntor 2026 |
12:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë ka marrë pjesë në përvjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ai është pyetur nga mediat në lidhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë. Kurti u përgjigj duke thënë se po presin që ekspertët ta përmbyllin këto ditë.
“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë Kurti.
Ligji për Dhomat e Specializuara është votuar në Kuvend mbrëmjen e 6 tetorit, por me kërkesën e PDK-së është kthyer përsëri nga Presidentja Justina Shiroka Pula për rishqyrtim.
Deri më tani, ky Ligj ende nuk është votuar në Kuvend ndërsa njëherë ka qenë në rend dite, por nuk ka arritur deri aty.
Lajme të Sugjeruara
Pas katër ditësh në Kosovë, Jakup Krasniqi kthehet në Hagë! Mesazhi i djalit të tij për qytetarët
Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit tek familja e tij, ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së...
Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor, por një mundësi për ta dëshmuar veten
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat, duke theksuar se vendi meriton të trajtohet në...
Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it
E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Gjermania konfirmon se...
- 12:38 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor
- 12:32 Nga burgu në Turqi te komploti ndaj biznesmenit në Greqi, lidhjet e autorëve nga RMV-ja me shërbimet sekrete iraniane
- 12:26 Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave
- 12:15 Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
- 12:12 Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
- 12:02 Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit