Situata me dëmtimet te PSG/ Doue dhe Kvaratskhelia mbyllin sezonin, Luis Enrique kërkon përforcime në janar

Situata me dëmtimet te PSG/ Doue dhe Kvaratskhelia mbyllin sezonin, Luis Enrique kërkon përforcime në janar

12:54, 23/11/2026

Paris Saint-Germain ka marrë një goditje të rëndë për pjesën e mbetur të sezonit.

Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia kanë pësuar dëmtime serioze në gju dhe, sipas raportimeve, rrezikojnë të mos zbresin më në fushë këtë edicion.

Një situatë që detyron drejtuesit e klubit francez të planifikojnë ndërhyrje në merkaton e janarit, për të plotësuar boshllëqet në repartin ofensiv të skuadrës së Luis Enriques.

Në listën e emrave që PSG po monitoron përfshihen Ibrahim Maza, Said El Mala, Paris Brunner dhe Abde, profile që mund të ofrojnë alternativa të reja në sulm.

Aktualisht, trajneri spanjoll mund të mbështetet te Maghnes Akliouche, Mika Godts, Ferran dhe Ousmane Dembélé, ndërsa nga ekipi i të rinjve spikasin Senny Mayulu dhe Quentin Ndjantou.

Merkatoja e dimrit pritet të jetë vendimtare për kampionët francezë, të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për të përballuar mungesën e dy prej lojtarëve të rëndësishëm të repartit ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco