
Goli i realizuar nga Yoram van der Veen në përballjen mes RKC Waalwijk dhe Den Bosch po tërheq vëmendjen e mediave dhe tifozëve në mbarë botën. Madje, komentatori dhe analisti i njohur Hans Kraay Junior e ka cilësuar si një nga golat më të bukur të shënuar ndonjëherë në Keuken Kampioen Divisie, kategorinë e dytë të futbollit holandez.
Në derbin mes dy skuadrave nga Brabanti, RKC Waalwijk dominoi takimin në shtëpi dhe kaloi në avantazh që në minutën e 10-të. Në pjesën e dytë, vendasit thelluan epërsinë, por ishte goli i tretë, i shënuar në minutën e 74-t, ai që mori gjithë vëmendjen.
Faissal Al Mazyani dërgoi një pasim të gjatë dhe të jashtëzakonshëm, rreth 40 metra, drejt Van der Veen. Ky i fundit kontrolloi topin në ajër, e ngriti edhe një herë me një prekje të shkurtër dhe, pa e lënë të binte në tokë, goditi me volej drejt portës, duke mposhtur portierin Pepijn van der Merbel.
Në fund, RKC Waalwijk triumfoi me rezultatin e pastër 4-0 ndaj FC Den Bosch, duke marrë tri pikët dhe duke kaluar kundërshtarët në renditjen e kampionatit. Pas kësaj fitoreje, RKC ngjitet në vendin e nëntë, ndërsa Den Bosch zbret në pozicionin e dhjetë.
Yoram van der Veen: een masterclass in techniek 🤤
#rkcdbo https://t.co/0GtfXsbDuP
— ESPN NL (@ESPNnl) November 14, 2026
