Autoritetet e Danimarkës kanë nisur hetimet e menjëhershme, pas një “lumë” kërcënimesh me bombë. Këto kërcënime u dërguan me anë të postës elektronike në disa shkolla, duke krijuar një situatë kaotike.
Në krahun tjetër, Policia e Kopenhagenit, ka bërë të ditur se mesazhet kërcënuese u dërguan drejt institucioneve arsimore në zona të ndryshme. Por pas një vlerësimi fillestar, ato mesazhe konsiderohen të pabazuara.
Megjithatë, autoritetet njoftuan se ata do të jenë në gatishmëri, duke mbajtur kontakte në çdo moment me shkollat dhe strukturat përkatëse, për parandalimin e incidenteve të mundshme.
Ndërsa Policia e Jutlandës së Veriut, në një deklaratë zyrtare tha se momentalisht nuk ka arsye serioze për evakuimin e shkollave. Madje, nuk do të ketë sa masa të jashtëzakonshme të sigurisë nëpër institucione arsimore.


