Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e re lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara do të procedohet brenda kësaj jave. Ajo ka thënë se çështja ka pasur pengesa procedurale dhe jo përmbajtësore.
Haxhiu ka paralajmëruar se këto çështje procedurale pritet të tejkalohen dhe se do të ketë një draft të ri lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara, të cilin ajo e cilësoi si të padrejtë.
“Sa i përket Ligjit për Specialen, ne si Kryesi e Kuvendit kërkuam një opinion, raport lidhur me veprimet e radhës, sepse sipas Rregullores, Komisioni përkatës i ka katër javë për ta proceduar raportin në seancën plenare. Nga Drejtoria Ligjore kemi kërkuar se çfarë ndodh në rrethanat kur ky afat kalohet.
Sipas informacioneve që kam, një nismë e re do të procedohet brenda kësaj jave. Më duhet të theksoj se nuk kemi pasur një problem përmbajtësor, çështjet kanë qenë komplet procedurale. Ato besoj se tashmë do të tejkalohen dhe do të ketë një draft të ri lidhur me çështjen e vendimit të padrejtë të Speciales”, ka deklaruar Haxhiu.
Kurti për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë
Pas katër ditësh në Kosovë, Jakup Krasniqi kthehet në Hagë! Mesazhi i djalit të tij për qytetarët
Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor, por një mundësi për ta dëshmuar veten
- 13:04 Hakerë të mbështetur nga Kina dyshohen se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të Komisionit të BE-së
- 12:55 Sulmi ndaj anijeve ruse, Kremlini akuzon Ukrainën për “aktivitete terroriste” në Baltik
- 12:49 Demokratët në SHBA sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 1992
- 12:44 Kurti për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë
- 12:38 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor
- 12:32 Nga burgu në Turqi te komploti ndaj biznesmenit në Greqi, lidhjet e autorëve nga RMV-ja me shërbimet sekrete iraniane