Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike i ka gati amendamentet për buxhetin 2027 që të enjten do të kalojë në Kuvend. Gazment Bardhi thotë në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se amendamentet do të prezantohen duke filluar nga nesër, gjatë dy ditëve në vijim.
“Grupi i ekspertëve dhe deputetët e grupit të PD kanë gati amendamentet që do të depozitohen gjatë dy ditëve në vijim që e kthejnë buxhetin në duart e qytetarëve. Nesër dhe pasnesër opinioni publik do të njihet me propozimet tona ku në fokus janë qytetarët”, tha Bardhi.
Për përjashtimin me 60 ditë të 6 deputetëve, Bardhi thotë se është caktuar data për seancën në Gjykatën Administrative. Pavarësisht situatës që kjo ka krijuar, kreu i grupit të PD thotë se betejat kanë vijuar pa pengesa.
“Nuk di të them. Në dijeninë time ka caktuar gjykata një datë por nuk e kam të fiksuar. Përjashtimi i gjysmës së grupit parlamentar të PD është akt korrupsioni, e paprecedent. Është në kundërshtim të rregullores së Kuvendit. Grupi parlamentar ka mjaftueshëm burime njerëzore dhe kjo s’e ka penguar të vijojë betejeat”, tha Bardhi.
Këtë javë Partia Demokratike do t’i drejtohet këtë javë Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale.
Lajm në përditësim...

Pas denoncimit në rrjete sociale për shpenzimet e padeklaruara të Belinda Ballukut për ndërhyrje estetike jashtë vendit, Gazment Bardhi thotë se e ka identifikuar klinikën në Milano.
Kreu i grupit të PD shprehet në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se hetimi i SPAK ndaj deputetes ka qenë i paplotë. Ai shprehet se ka munguar vullnet i Prokurorisë së Posaçme dhe e ka humbur besimin tek institucioni.
“SPAK ka për detyrë të bëjë verifikimet e veta për një gjë që është evidente, publike, e dukshme. Unë nuk punoj oficer i Policisë Gjyqësore të BKH. Do të vazhdoj edh eme të dhëna të tjera sesa i pa thelluar dhe i paplotë ka qenë hetimi për Ballukun. Kam identifikuar klinikën në Milano ku ajo ka kryer ndërhyrjet. S’kam as besim më te SPAK se ka treguar që nuk dëshiron ta hetojë në mënyrë të thelluar Ballukun. SPAK-ut i kam dërguar 5-6 dosje për Ballukun. S’jam thirrur as si kallëzues për t’u pyetur sepse do të dëshmoja edhe këtë denoncim publik që kam bërë. Kur ti çon dosje dhe sheh që nuk ka vullnet për t’u thelluar hetimi, nuk e kanë bërë”, tha Bardhi.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon SPAK-un për standard të dyfishtë në çështjen e izh-zv.kryeministres Belinda Ballukut. Sipas tij, prokuroria duhej t’i kërkonte sërish Kuvendit heqjen e imunitetit pasi iu shtuan akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Bardhi kërkoi gjithashtu sqarime se ku ndodhen arkat e kuqe me euro që, përmenden në dosje se ishin në vilën e Ballukut. Në intervistën për Report Tv, Bardhi tha se SPAK e trajtuar Ballukun “me preferencë nga SPAK-u, si bashkëpunëtore e afërt dhe nën mbrojtjen e Ramës”.
“Jam i moderuar, mbështes institucionet në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mënyrë koherente, sa herë kam konstatuar devijime nga ligji, kam zgjedhur të flas me fakte konkrete. Në rastin e Ballukut, SPAK-u ka ndryshuar standard. Për mua, standardet e dyfishta në çështje të caktuara përbëjnë problem, sepse cenojnë parimin e barazisë para ligjit.
Në dhjetor kërkuan heqjen e imunitetit. Asokohe akuza ishte një, shkelje e barazisë në tenderë. Në kohën kur iu shtuan edhe katër akuza të tjera, SPAK-u refuzoi t’i ridrejtohej Kuvendit për heqjen e imunitetit. Nuk është qëllim që Balluku të shkojë në burg në shtator të 2026-s apo të 2027-s. Ndryshe nga rasti i qytetarëve të tjerë, që të kryejë hetime të plota për një deputet, SPAK-u duhet t’i kërkojë autorizim Kuvendit për kontrollin personal dhe kontrollin e banesës. Do të thotë që Ballukut t’i kontrollohet telefoni celular.
SPAK-u pretendon dhe ka indicie që në vilë kishte arka të kuqe me euro, që janë para korrupsioni. Sot opinioni publik nuk e di ku ndodhen këto arka të kuqe me euro, se ato nuk janë para të pagës. SPAK-u nuk e di, se në dosjen që ka shkuar në gjykatë, SPAK-u nuk na thotë ku janë arkat e kuqe me euro. Ngre pretendimin që janë te vila, por kur ka bërë kontrollin, nuk i ka rezultuar që gjendeshin ende atje. Kontrolli është bërë në mars, ndërkohë që fotot ishin bërë shumë kohë më parë. S’ka bërë kontroll në banesë. Për të bërë kontrollin, duhej t’i drejtohej Kuvendit për heqjen e imunitetit.
Së treti, s’më qëndron argumenti që ka dhënë SPAK-u. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, SPAK-u ka thënë që standardin e hetimit ma cakton Taulant Balla. Ka pasur një konferencë të posaçme të drejtuesit të SPAK-ut, Brahos, dhe dy prokurorëve, ku është thënë se interpretimi që Balla dhe katër kolegë të tij i kanë bërë në Këshillin e Mandateve nenit [numri i nenit është i paqartë në transkript] s’na lejonte t’i drejtoheshim Kuvendit. Ne mendojmë që është i gabuar, por kemi zbatuar atë interpretim që ka dhënë Balla. Ndërkohë, raporti i Ballës dhe i kolegëve të PS-së s’ka asnjë vlerë juridike për SPAK-un. Ajo që ka vlerë për prokurorinë është vendimi i Kuvendit.
Kryeministri ka thënë shprehimisht se akuza e ardhur në Kuvend është vetëm për shkelje të barazisë në tenderë. ‘Nëse kërkesa do të ishte për korrupsion, ne s’do ta rrëzonim’, ka thënë kryeministri. Kur zonjës Balluku iu shtuan akuzat për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të pasurisë, pse nuk iu ridrejtua Kuvendit SPAK-u, me të njëjtin standard që ka ndjekur për persona të tjerë?
Ka sjellë kërkesë për Ahmetajn me një të dhjetën e akuzave që ka Balluku, ka futur Veliajn në paraburgim me një të pestën e akuzave që ka Balluku, ka futur në paraburgim Metën me një të njëqindtën e akuzave që ka sot Balluku. Është shërbim ndaj publikut dhe jo sulm ndaj SPAK-ut që këto të vërteta t’i themi kështu siç janë. Balluku është trajtuar me preferencë nga SPAK-u, si bashkëpunëtore e afërt dhe nën mbrojtjen e Ramës”, tha Bardhi në Report Tv.
Këtë javë Partia Demokratike do t’i drejtohet këtë javë Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale. Lajmi u bë me dije nga Gazment Bardhi në një intervistë për Report Tv, ku tha se reforma u miratua në mënyrë të njëanshme.
“Ne kemi vijuar punën në komisionin e reformës zgjedhore, të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka nevojë për garanci të forcuara për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi ynë ka qenë te shqetësimet që ka ngritur ODIHR-i sa i takon shkrirjes së partisë me shtetin. Kemi paraqitur platformën dhe paketën tonë ligjore për ndryshimet e nevojshme, në reflektim të rekomandimeve të ODIHR-it. Mazhoranca s’ka qëllim të reflektojë standardet e ngritura nga ODIHR-i.
Ajo është një urgjencë e sajuar nga grupi i PS-së, që në mënyrë të njëanshme ka miratuar një reformë territoriale elektorale. Grupi ynë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar miratimin antikushtetues të reformës së re territoriale-administrative. S’ka urgjencë në formulën e përzgjedhjes së këshilltarëve.
Në kohën kur u ngrit komisioni, nuk dihej që mazhvoranca do bënte një reformë të njëanshme. Duan ti japin ngjyrime urgjence, le të vazhdojnë, për ne, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta, që partitë politike të mos konkurrojnë me shtetin përballë”, tha Bardhi në Report Tv.

Partia Demokratike thotë se kërkesa për heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet 2027 vjen për shkakun se kjo metodë (të cilën PD e kërkoi vetë implementimin), nuk është funksionale në shmangien e votimit të shumëfishtë.
Në një deklaratë për Report Tv, Gazment Bardhi thotë se tenderat janë të paracaktuar. Përmirësimi është tentuar 3 herë me kërkesën e PD, por pa një zgjidhje konkrete.
“Është fakt që sistemi i identifikimit elektronik nuk ka arritur të parandalojë këtë shqetësim që ne kishim në prezantimin e tij. Duhet të kemi parasysh që s’ka ndërlidhje mes pajisjeve nga një qendër votimi në një tjetër. Në një pjesë dërrmuese të qendrave të votimit s’ka pajisje fare. Veç faktit që harxhohen paratë, nuk gjendet zgjidhje, tenderat janë të paracaktuar. E kemi tentuar 3 palë zgjedhje dhe nuk është përmirësuar. Sa kohë që KQZ nuk e ka bërë në 3 palë zgjedhje do të ishte gabim i rëndë për PD dhe opozitën që të pretendonte që i njëjti që s’e ka bërë në 3 palë zgjedhje, ta bëjë herën e katërt”, tha Bardhi.
-
Në PD kanë mbetur vetëm bq.si puna këtij...
Përgjigju






Komente
Komento