Vodhën shuma parash dhe produkte në disa subjekte në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen 2 autorët me precedentë
Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e disa rasteve të vjedhjeve të disa subjekte në Elbasan dhe Tiranë.
Sipas raportimit të policisë, në pranga kanë rënë K. M., 39 vjeç dhe E. Ll., 18 vjeç, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash dhe produkte të ndryshme në 3 subjekte në Elbasan, konkretisht:
-Më datë 22.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në dyqanin e shtetasit D. B.;
-Më datë 20.11.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, në një tabakino në pronësi të shtetasit T. P.;
-Më datë 05.11.2026, në fshatin Vidhas, në lokalin e shtetasit E. M.
Gjithashtu, nga vijimi i veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Ll. është autor i dyshuar edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, konkretisht:
-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në restorantin në pronësi të shtetasit R. K.;
-Më datë 14.10.2026, në rrugën e Kosovarëve, në lokalin në pronësi të shtetasit F. A.;
-Më datë 17.11.2026, në rrugën “Liman Kaba”, në dyqanin në pronësi të shtetasit F. D.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ll. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen me forcë të dyerve të subjekteve.
Nga veprimet hetimore rezultoi se të dy shtetasit kanë precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Shtetasi E. Ll. dyshohet autor i një sërë vjedhjesh të kryera më parë dhe rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për të njëjtën vepër penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave
Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
- 13:09 Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
- 13:04 Hakerë të mbështetur nga Kina dyshohen se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të Komisionit të BE-së
- 12:55 Sulmi ndaj anijeve ruse, Kremlini akuzon Ukrainën për “aktivitete terroriste” në Baltik
- 12:49 Demokratët në SHBA sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 1992
- 12:44 Kurti për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë
- 12:38 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor