
Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë krijuar vështirësi në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me dije se pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Rinas.
RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ
Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.
AKSET RRUGORE
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë:
– Bogë–Theth
– B.Curri–Valbonë
– Ura e Bujanit–Qafë Morinë
– Sopot–Kërnajë
– Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj
– B.Curri–Fierzë
– Sopot–Kam
– Dushaj–Lekbibaj
– Kukës–Bushtricë
– Krumë–Qafë Prush
– Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë
– Kukës–Shishtavec
– Rrëshen–Shpal–Qafë Bene
– Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
* Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës, Bajram Curri.
* Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.
* Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.
LINJAT E TRANSMETIMIT
* Sistemi i transmetimit është në operim normal.
* Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.
KASKADA E DRINIT
* Prurjet natyrore në kaskadë janë:
– HEC Fierzë 250 m³/s
– HEC Koman 800 m³/s
– HEC Vau i Dejës 50 m³/s
FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
* Situata në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.
* Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.
PORTI
* Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht.
* Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.
AEROPORTI NËNË TEREZA
* Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aerodromin e Tiranës.
* Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.
* Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.