As tifozë, as gazetarë dhe as arbitra, Irani ndalon meshkujt në ndeshjet e futbollit të femrave

23 Nëntor 2026 | 13:30

Vendimi i autoriteteve iraniane për të ndaluar praninë e burrave në stadiumet ku zhvillohen ndeshje të futbollit të femrave ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje FIFA-s të ndërhyjë menjëherë.

Sipas një artikulli të publikuar nga “The Athletic”, muajin e kaluar u shpërnda një letër e Organizatës së Ligave të Futbollit të Iranit drejtuar klubeve anëtare, ku përcaktohej qartë ndalimi i pranisë së burrave në tribunat gjatë ndeshjeve të futbollit të femrave. Në të njëjtën udhëzim theksohej se ekipet që do të shkelnin këtë vendim do të mbanin përgjegjësi për pasojat.

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim, pasi duket se bie ndesh me statutin e FIFA-s, i cili ndalon shprehimisht diskriminimin për shkak të gjinisë, përfshirë kufizimet në aksesin në stadiume.

Organizatat Human Rights Watch, Amnesty International dhe Sport & Rights Alliance i kanë kërkuar tashmë Federatës Ndërkombëtare të Futbollit të ndërmarrë veprime dhe të përdorë ndikimin e saj për të trajtuar këtë situatë.

Organizatat theksojnë se ndalimi i ri nuk prek vetëm tifozët meshkuj, por edhe trajnerët, gjyqtarët dhe gazetarët, të cilët nuk mund t’i ndjekin më nga afër ndeshjet.

Nga ana e saj, FIFA iu referua rregulloreve të saj kundër diskriminimit, si dhe deklaratave publike të presidentit të saj, Gianni Infantino, në mbështetje të pranisë së grave në ndeshjet e futbollit të meshkujve në Iran.

Udhëzimi i ri u zbatua përpara derbit të parë historik të futbollit të femrave mes Esteghlal dhe Persepolis, dy prej klubeve më të mëdha të futbollit në vend.

Ndeshja u zhvillua më 28 tetor, me Persepolisin që fitoi me rezultatin 2-1. Edhe pse u lejua prania e tifozeve femra, asnjë burrë nuk u gjend në tribuna.

Madje, gjyqtari ndërkombëtar Mooud Bonyadifar, i cili fillimisht ishte caktuar si arbitër i sistemit VAR, nuk mori pjesë në ekipin e arbitrimit për shkak të këtij ndalimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakerë të mbështetur nga Kina dyshohen se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të Komisionit të BE-së

Komisioni Evropian dyshon se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë, që ende përhapet përmes sistemeve të tij të IT-së, është vepër e një rrjeti...
13:04 | 23/11/2026

Sulmi ndaj anijeve ruse, Kremlini akuzon Ukrainën për “aktivitete terroriste” në Baltik

Kremlini akuzoi të hënën Ukrainën për përfshirje në “aktivitete terroriste” në Detin Baltik , duke shprehur shpresën se shtetet rajonale do të përdorin ndikimin e...
12:55 | 23/11/2026

Demokratët në SHBA sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 1992

Demokratët do të kenë shumicën më të madhe në Dhomën e re të Përfaqësuesve që do të betohen në janar, e arritur nga çdo parti...
12:49 | 23/11/2026