Peja 03 dhe Bashkimi janë skuadrat me më shumë përfaqësuese në “Top 5” të xhiros së shtatë të Superligës së basketbollit për femra.
Çmimi MVP i javës iu dha Brutney Seymour të Peja 03, njoftoi FBK-ja. Ajo udhëhoqi ekipin drejt fitores ndaj Penzës në derbin e kësaj xhiroje, me 16 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime.
Të lidhura
None found
Në pesëshen e javës u përfshinë edhe shoqet e saj të skuadrës, Alexis Tolefree dhe Camryn Hill, si dhe Aulona Muhadri e Agnesa Rrahmani nga Bashkimi.
Tolefree kontribuoi me 24 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa Hill shënoi 36 pikë, kapi 2 kërcime dhe dha 2 asistime në fitoren e Peja 03.
Bashkimi triumfoi ndaj Prishtinës. Muhadri e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, kurse Rrahmani regjistroi 23 pikë, 2 kërcime dhe 6 asistime.







