Probleme në kavilje për Lamine Yamal, trajneri Flick nuk e grumbullon për ndeshjen në Champions

23 Nëntor 2026
13:30
Telesport
back button

Sulmuesi spanjoll Lamine Yamal nuk do të luajë këtë mesjavë në Champions League për Barcelonën. Një dëmtim në këmbë e ka detyruar atë të ngrejë “flamurin e bardhë”.

Klubi spanjoll konfirmon se talenti 19-vjecar ka një problem në kavilje: “Mungesa e tij është më shumë një masë paraprake, për të evituar ndonjë dëmtim më serioz”, thotë klubi katalanas.

“Ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Sabah. Gjithsesi, ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kampionatit në fundjqavë ndaj Deportivo la Coruna”, sqaron klubi spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit