Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite

23 Nëntor 2026 | 13:34

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Libinë muajin e ardhshëm, për herë të parë në më shumë se 15 vjet, për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i cili është planifikuar të zhvillohet në Tripoli në fillim të dhjetorit.

Koha e vizitës së presidentit turk në Libi është veçanërisht e rëndësishme pasi vjen pas ratifikimit të memorandumit të paligjshëm turko-libian nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë lindore. Ky është një veprim që krijon të dhëna të reja për Athinën dhe Kajron, të cilat shprehën kundërshtimin e tyre, por në asnjë mënyrë nuk i bën automatikisht pretendimet turke legjitime.

Vizita e presidentit turk u njoftua nga Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan vetëm disa orë pasi ai dhe kreu i shërbimeve të inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, u takuan të shtunën në Stamboll me Abdulhamid Dbeiba, kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNU) të Libisë.

Vizita e fundit e Erdoganit në Libi ishte më 16 shtator 2011, kur ai ishte kryeministër. Ai vizitoi Tripolin dhe Bengazin pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit, duke u takuar me Mustafa Abdul Jalil – atëherë kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional – dhe Mahmoud Jibril, kreu i zyrës ekzekutive të Këshillit. Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

As tifozë, as gazetarë dhe as arbitra, Irani ndalon meshkujt në ndeshjet e futbollit të femrave

Vendimi i autoriteteve iraniane për të ndaluar praninë e burrave në stadiumet ku zhvillohen ndeshje të futbollit të femrave ka shkaktuar reagime të forta në...
13:30 | 23/11/2026

Hakerë të mbështetur nga Kina dyshohen se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të Komisionit të BE-së

Komisioni Evropian dyshon se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë, që ende përhapet përmes sistemeve të tij të IT-së, është vepër e një rrjeti...
13:04 | 23/11/2026

Sulmi ndaj anijeve ruse, Kremlini akuzon Ukrainën për “aktivitete terroriste” në Baltik

Kremlini akuzoi të hënën Ukrainën për përfshirje në “aktivitete terroriste” në Detin Baltik , duke shprehur shpresën se shtetet rajonale do të përdorin ndikimin e...
12:55 | 23/11/2026