Barcelona pa Lamine Yamal në sfidën e Champions League ndaj Sabah
Pas mbylljes së javës së 12 të Kategorisë Superiore, Drejtoria Teknike në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë duke vlerësuar futbollistët që kanë spikatur më shumë në sfidat e zhvilluara gjatë fundjavës.
Formacioni është përzgjedhur në skemën 3-4-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. Elbasani përfaqësohet me tre lojtarë, Skënderbeu, Vllaznia dhe Teuta me nga dy, ndërsa Tirana dhe Vora me nga një futbollist.
Kështu, në portë është përzgjedhur Igor Aleksovski (Elbasani). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Bruno Lulaj (Elbasani), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Erdenis Gurishta (Vllaznia).
Mesfusha përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Dejvid Janaqi (Skënderbeu), Sherif Kallaku (Teuta) dhe Henri Zuna (Vora). Ndërsa në repartin e sulmit janë përzgjedhur Atdhe Mazari (Elbasani), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Pedro Martelo (Teuta).
Përsa i përket pankinës, trajneri më i mirë i javës së 12 është shpallur Glen Dajës, i Elbasanit, pas fitores 1-0 ndaj Dinamos së babait të tij, Ilir Dajës.

Top Channel