Shkollat në të gjithë Evropën po tronditen nga kërcënime me bomba, me mijëra fëmijë që u përballën me evakuime masive në Gjermani dhe Danimarkë. Emaile kërcënuese janë dërguar në shkolla pa shpjegime, duke shkaktuar hetime në të gjithë kontinentin. Në Gjermani, rreth 450 shkolla u goditën nga kërcënime të frikshme të dërguara me email këtë mëngjes. Në këto emaile thuhej: "Vdekja ju pret". Policia e Freiburgut konfirmoi se kishte marrë kërcënime dhe tha se ka nisur një hetim urgjent. Policët gjermanë thonë se të gjitha emailet përmbanin të njëjtin tekst. Policët në Turingi po i hetojnë mesazhet si prishje të qetësisë. Autoritetet nuk po i trajtojnë kërcënimet e fundit si të besueshme, thonë raportet. Disa shkolla në Gjermani po këshillohen të mos evakuohen. Por disa mësues i kanë dërguar tashmë fëmijët në shtëpi mes kërcënimeve. Ekipet e policisë janë vendosur në disa nga shkollat e evakuuara. Edhe, në Danimarkë, shumë shkolla u tronditën nga kërcënimet. Policët vendas thanë se kryen kontrolle në "shumë shkolla", por i bënë thirrje publikut të qëndrojë i qetë. Policia nuk po u përgjigjet kërcënimeve vetëm me email por ka thënë se do të hetojë më tej nëse gjenden objekte të dyshimta. Kjo vjen pas një vale kërcënimesh me bomba që kanë shkaktuar kaos në të gjithë Evropën në javët e fundit. Emaile të ngjashme u dërguan në mijëra shkolla në Itali këtë muaj. Ndërsa kaosi përfshiu trafikun ajror më herët në nëntor, pasi kërcënime me bomba u regjistruan në një numër fluturimesh në të gjithë kontinentin.