Policia njoftoi të hënën se mijëra njerëz u evakuuan nga një koncert në arenën më të madhe të mbyllur në Britaninë e Madhe, pasi u përhap një "substancë e panjohur" dhe disa persona raportuan se kishin shfaqur probleme shëndetësore. Rreth 12,000 persona po ndiqnin koncertin e të dielës mbrëma të reperit amerikan Don Toliver në arenën "Co-op Live" në Mançester, në veriperëndim të Anglisë. Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje pas "raporteve se disa persona në turmë po vuanin nga efektet e një substance të panjohur", deklaroi policia e Mançesterit, e cila e cilësoi ngjarjen si një incident madhor.