Stuhia qarkun e Shkodrës ka shkaktuar dëme edhe në Spitalin e Pukës. Era e fortë dhe reshjet intensive dëmtuan çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Si pasojë e rënies së strukturës u dëmtua edhe një prej autoambulancave të shërbimit spitalor, e cila ndodhej e parkuar aty pranë. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar. Nga reshjet nuk pati as depërtim të ujit në korridorin lidhës të spitalit, për shkak të soletës mbrojtëse. Mësohet se kjo pjesë e objektit kishte pësuar dëmtime të pjesshme edhe pak ditë më parë. Për riparimin e tyre ishte bere nje nderhyrje, por reshjet intensive dhe era e fortë kanë bërë që mbulesa të shembet sërish.