Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut kanë marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Postojna të Sllovenisë, në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI).

Përmes pamjeve të publikuara në Facebook nga Ermal Nufi, bëhet e ditur se në këtë stërvitje morën pjesë edhe trupa nga Italia, Hungaria dhe Sllovenia.

Përmes angazhimit në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe, Forcat e Armatosura rrisin ndërveprueshmërinë, konsolidojnë kapacitetet operacionale dhe forcojnë gatishmërinë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët.

Pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në këtë stërvitje dëshmon gjithashtu profesionalizmin, përgatitjen dhe angazhimin e tyre për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.