Konjufca nga Athina i bën thirrje BE-së që të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim

23 Nëntor 2026 | 14:25

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në një postim në platformën X, pas pjesëmarrjes në takimin ministror “Friends of the Western Balkans” në Athinë, Konjufca ka thënë se kanë kaluar gati katër vjet që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim dhe se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin.

Ai ka theksuar se procesi i besueshëm i zgjerimit të BE-së duhet t’u japë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësi të përparojnë bazuar në meritat e tyre.

Konjufca ka shtuar se Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe se është e gatshme të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

“Një proces i besueshëm i zgjerimit të BE-së duhet t’i japë secilit vend të Ballkanit Perëndimor mundësinë të përparojë bazuar në meritat e veta.

Ky ishte mesazhi im në takimin ministror të sotëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në Athinë. Falënderoj ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, dhe Ministrinë e Jashtme greke për organizimin e takimit.

Gati katër vjet pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin e tij. I bëra thirrje Këshillit që ta kërkojë këtë Opinion.

Përparimi i vendeve fqinje tregon se çfarë mund të sjellë procesi i zgjerimit kur reformat shpërblehen. Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe është e gatshme të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e re lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara do të procedohet...
13:09 | 23/11/2026

Kurti për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë ka marrë pjesë në përvjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ai është pyetur nga mediat...
12:44 | 23/11/2026

Pas katër ditësh në Kosovë, Jakup Krasniqi kthehet në Hagë! Mesazhi i djalit të tij për qytetarët

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit tek familja e tij, ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së...
11:03 | 23/11/2026