Mbi 12 mijë persona u evakuuan mbrëmjen e së dielës nga arena Co-op Live në Mançester, në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një substancë ende e panjohur u përhap mes spektatorëve drejt fundit të koncertit të reperit amerikan Don Toliver, i cili ndodhej në Angli për ndalesën britanike të turneut të tij botëror Octane Ëorld Tour.