Jose Mourinho pret që Vinicius Junior të shfaqë nivelin e tij më të lartë në sfidën e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhovenit. Trajneri kërkon që braziliani të vijojë me paraqitjet pozitive, pas fitores 2-1 ndaj Celta Vigos.
Vinicius hyri në lojë pas pushimit dhe pati ndikim të dukshëm në paraqitjen e Real Madridit. Mourinho beson se sulmuesi mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Të lidhura
None found
“A do ta shohim Viniciusin në nivelin më të lartë? Besoj se po. Kjo është ajo që duam të shohim prej tij”.
Mourinho u ndal edhe te vështirësitë e kaluara nga braziliani, duke thënë se pezullimi për katër ndeshje ia prishi vazhdimësinë dhe i uli disi vetëbesimin.
“Vini është i ri dhe erdhi këtu kur ishte shumë i vogël. Është përballur me kritika, por unë kam thënë gjithmonë se është djalë i mirë. Ai shkon shumë mirë me shokët e skuadrës, gjë që për mua ka rëndësi të madhe.
Pas ndeshjeve të kombëtareve, ndikimi i tij ishte pozitiv. Në takimin me Villarrealin, për shembull, u aktivizua dhe shënoi, por goli nuk u pranua dhe më pas u pezullua për katër ndeshje.
“Besoj se kjo ia ndërpreu përparimin dhe ndikoi pak te besimi në vetvete. Në ndeshjen ndaj Celta Vigos pamë ndryshimin që solli në lojë pasi u fut në fushë”, tha Mourinho.
Real Madridi do të luajë të martën kundër skuadrës holandeze.







