• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Asambleja ishte turp”, Plarent Ndreca i përgjigjet Ramës: Po më ndëshkon për mbrojtjen e Veliajt

by editor
November 23, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
“Asambleja ishte turp”, Plarent Ndreca i përgjigjet Ramës: Po më ndëshkon për mbrojtjen e Veliajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi e cilësoi “një nga dy të përjashtuarit”, Plarent Ndreca i është përgjgijur deklaratave të kryeministrit Rama nga Asambleja e PS.

Përmes një reagimi, Ndreca e ka cilësuar një “turp” Asamblenë e thirrur të shtunën duke akuzuar kryeministrin se përdori foltoren për ta ndëshkuar avokatin për qëndrimet e mbajtura. Ndër të tjera, avokati i Veliajt vë në dukje se si Rama fyen, dhe sulmon socialistët që dalin kundër parimeve të tij.

“Si socialist, si ish-deputet i Partisë Socialiste, si kandidat në listën e saj dhe si drejtues politik i Njësisë 14 në Tiranë, kam zgjedhur të përmbahem. Por përmbajtja e ka një kufi dhe ai u kalua kur Kryeministri përdori dy herë foltoren e kryetarit të partisë për të më ndëshkuar politikisht për qëndrimet që kam mbajtur në ushtrimin e profesionit tim.

Mbledhjet e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe të Asamblesë së Tiranës ishin një turp për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Partia u kthye 35 vjet pas, fiks në kohën e fishkëllimave kundër Dritëroit. Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer. Me qetësinë dhe durimin që i takojnë një kryetari, mund t’i kishte dëgjuar arsyet pse nuk ishin me të gjatë protestave. Por iu hakërrye, i quajti “m…ër” dhe e vuri veten mbi partinë. Po nëse e mban veten më të madh se partia, pse i mbledh asambletë? Pse i thërret socialistët, kur i quan “m…ër” dhe nuk ua dëgjon dot “p…dhët”? Pse nuk del vetëm në zgjedhje? Pse nuk i merr vetë votat?”, shkruan Ndreca.

Ai thotë se kryeministri e ka sulmuar për faktin se ka përcjellë publikisht qëndrimet e ekipit ndërkombëtar të mbrojtjes së Veliajt, përfshirë pretendimet e paraqitura në Gjykatën e Strasburgut ndaj veprimeve të Ramës si kryeministër.

Ndreca i është përgjigjur gjithashtu akuzave të Ramës lidhur me rolin e tij si drejtues politik i Njësisë 14 në Tiranë dhe pretendimeve për ndërhyrje në emërime e shkarkime në Bashkinë e Tiranës. Ai mohon të ketë emëruar apo shkarkuar persona, duke theksuar se vendimet janë marrë nga Erion Veliaj.

“Kam bërë punën time si avokat, duke përcjellë publikisht qëndrimet e ekipit mbrojtës ndërkombëtar të Erion Veliajt, përfshirë pretendimet ndaj veprimeve të Edi Ramës si Kryeministër, të paraqitura në Gjykatën e Strasburgut. Janë pretendime juridike, mbi të cilat vendos gjykata, jo Kryeministri apo Asambleja e Partisë Socialiste.

Por që kur përkatësia në Partinë Socialiste kushtëzohet nga detyrimi për t’i dhënë gjithmonë të drejtë kryetarit? Që kur mospajtimi me të përbën shkelje statutore dhe ushtrimi i profesionit të avokatit bëhet shkak për ndëshkim politik? Edi Rama ka të drejtë t’i kundërshtojë pretendimet e mbrojtjes me argumente, por jo ta zëvendësojë përballjen me to në goditje politike për avokatin që i përcjell.

Si drejtues politik i Njësisë 14, i kam përcjellë me shkresa Bashkisë dhe qeverisë problemet që më kanë ngritur qytetarët e zonës. E kam bërë sepse e kam për detyrë t’u jap zë njerëzve që më drejtohen. Sa për emërimet dhe shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, unë nuk kam emëruar e nuk kam shkarkuar askënd dhe as mund ta bëj, edhe po të dua. Vendimet i ka marrë Erion Veliaj dhe përgjegjësinë për to e mban ai. Por nëse Edi Rama do të sigurohet për vullnetin e “shokut” të tij (siç e quan në asamblenë e mbyllur), mund të shkojë e ta pyesë vetë. Jo natën e me kapele, por hapur, në mes të ditës”, vijon Ndreca.

Një tjetër pikë e reagimit lidhet me takimin mes ministrit Toni Gogu dhe Erion Veliajt. Ndreca thotë se deklaratat e tij publike kanë pasqyruar rrëfimin që kryebashkiaku i ka dhënë me shkrim dhe se nuk ka pretenduar se ka qenë vetë i pranishëm në takim. Ai i kërkon Ramës të tregojë konkretisht se çfarë ka shtrembëruar në këtë rrëfim

“Në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama tha se kam gënjyer dhe se kam shtrembëruar atë që është thënë në takimin e Toni Gogut me Erion Veliajn. Po çfarë kam shtrembëruar? Erion Veliaj ma ka dhënë rrëfimin e tij me shkrim. Unë e kam përcjellë publikisht, duke thënë se ishte rrëfimi i tij. Nuk kam thënë kurrë se isha aty apo se e dëgjova vetë bisedën. Meqë ra fjala, e besoj plotësisht atë që më ka treguar. 

Nëse Edi Rama thotë se e kam shtrembëruar rrëfimin e klientit tim, le të tregojë cilën fjalë kam shtuar, cilën kam hequr ose cilës ia kam ndryshuar kuptimin. Nëse kundërshton vetë rrëfimin e Erion Veliajt, le të tregojë mbi ç’prova mbështetet. A ishte vetë në takim? A kishte dijeni paraprakisht? A i kishte dhënë porosi ministrit? Ai që flet me kaq siguri duhet të jetë në gjendje të na thotë nga i vjen kjo siguri”, shkruan Ndreca.

Previous Post

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

editor

editor

TË FUNDIT

“Asambleja ishte turp”, Plarent Ndreca i përgjigjet Ramës: Po më ndëshkon për mbrojtjen e Veliajt

“Asambleja ishte turp”, Plarent Ndreca i përgjigjet Ramës: Po më ndëshkon për mbrojtjen e Veliajt

November 23, 2026
Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

November 23, 2026
Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

November 23, 2026
As 22 Nëntori nuk ‘i pajtoi’, Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin në Manastir

As 22 Nëntori nuk ‘i pajtoi’, Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin në Manastir

November 23, 2026
Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona

Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona

November 23, 2026
Reshjet e dendura shembin çatinë e Spitalit të Pukës

Reshjet e dendura shembin çatinë e Spitalit të Pukës

November 23, 2026
Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik

Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik

November 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut ‘përmbytin’ Tiranën, era e fortë rrëzon pemën

Reshjet e dendura të shiut ‘përmbytin’ Tiranën, era e fortë rrëzon pemën

November 23, 2026
Del foto e Jakup Hasanit, vëllai i “Sel Çamit” mbeti i plagosur rëndë në atentat

Del foto e Jakup Hasanit, vëllai i “Sel Çamit” mbeti i plagosur rëndë në atentat

November 23, 2026
Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim

November 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL