Reels-at, trendi më i ri i të bërit politikë në Shqipëri

23 Nëntor 2026 | 15:03

Ky është vetëm një fragment nga trendi më i fundit në politikën shqiptare.

Reels-at në Instagram po kthehen gjithnjë e më shumë në një nga formatet e preferuara të komunikimit publik për politikanët tanë.

Ministra, deputetë dhe përfaqësues të opozitës po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje rrjeteve sociale, duke përdorur video të shkurtra dhe trende të reja komunikimi për të tërhequr, mbi të gjitha, vëmendjen e të rinjve.

Më aktivë në këtë drejtim duken socialistët. Një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur formatin e Reels-ave për të promovuar buxhetin e vitit 2027.

Pirro Vengu, Bora Muzhaqi dhe Ermal Pacaj janë shndërruar në një treshe mjaft aktive në këtë drejtim. Përmes videove të ndryshme, ata u drejtohen të rinjve, duke i ftuar t’i bashkohen forumeve të Partisë

Edhe deputetët e opozitës po përdorin të njëjtin format, kryesisht për të denoncuar problematika dhe për të përcjellë mesazhe politike. Saimir Korreshi dhe Klevis Balliu janë ndër më aktivët në radhët e Partisë Demokratike me videot e tyre.

Po ashtu partitë e tjera parlamentare po e përdorin gjithnjë e më shumë këtë formë komunikimi.

Agron Shehaj, Erald Kapri, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qorri janë gjithashtu aktivë në Instagram, ku videot e shkurtra janë kthyer në një pjesë të përditshme të komunikimit të tyre politik.

Duket se beteja politike nuk zhvillohet më vetëm në Kuvend, studio televizive apo konferenca për shtyp. Ajo po zhvendoset gjithnjë e më shumë edhe në ekranet e telefonave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD përgatit kandidatët, dy deputetë drejt lënies së mandatit për zgjedhjet e 9 majit

Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës mbetet ende një ekuacion me shumë të panjohura, Partia Demokratike ka avancuar me emrat që pritet të garojnë në...
14:00 | 23/11/2026

Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis. Ky takim...
12:15 | 23/11/2026

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria nuk kanë marrë pjesë

Ministria e Mbrojtjes këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj...
10:48 | 23/11/2026