Diego Simeone ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si trajner, duke u bërë tekniku me më së shumti fitore në historinë e kampionatit spanjoll.
Fitorja 3:0 e Atletico Madridit ndaj Getafes i mundësoi trajnerit argjentinas të regjistrojë triumfin e tij të 345-të në La Liga, duke kaluar kështu legjendën Luis Aragones, i cili kishte përfunduar karrierën me 344 fitore.
“Jam i lumtur. Zakonisht nuk gjej shumë arsye për të qenë i lumtur, por pas kësaj qëndron një punë e jashtëzakonshme”.
“Ky është një kritikim i vazhdueshëm që na bëhet. Nuk i kushtoj shumë rëndësi, por e dëgjoj.
Ekziston kjo narrativë se jemi ekip defensiv, sikur luajmë vetëm për t’u mbrojtur. Nuk mund t’i fitosh 345 ndeshje vetëm duke u mbrojtur. A është kjo e mundur?”.
