• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

by A. Q
23/11/2026 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkohej me ngulm nga bota e sportit dhe sidomos nga futbolli, por projektligji i votuar në komisione për ‘sponsorizim dhe donacion’ nuk i ka lumturuar klubet në Shqipëri.

Në një intervistë për Report TV, presidenti i Partizanit Gazmend Demi, thotë se ligji ka shumë burokraci me tavanin e vendosur, ku vlera totale në një vit nuk mund të kalojë 3 miliard lekët e rinj, por edhe mënyrën se si do ndahet.

“Është një ligj i gjysmuar. Po thonë se do jepen 30%, por nuk jep as 30 as asgjë sepse i ke vendos tavan. Si biznesit si dhe sa do merren. Kush do marrë më përpara arti, kultura apo sporti? Do katandiset ‘kokoshi një thelë’. Do marri kombëtarja pak më shumë ndërsa ne do jemi prap …. Domethenë do tallen me ne,”-tha fillimisht presidenti i Partizanit Gazmend Demi.

Në ligjin e ri të sponsorizimeve bizneset do ketë mundësi të financojnë sportin deri në 30% të tatimit mbi fitimin, duke e zbritur këtë shumë nga detyrimet në shtet.

“Ta ndajnë. Le ta bëjnë 10% dhe 10 sportin, por të jetë e lirë dhe të kontrollohet,”-tha Demi.

Për bizneset që do të sponsorizojnë do të ketë një sërë kufizimesh, ndërsa nuk do të lejohen kompanitë e basteve kur ata të bëhen të ligjshme.

“Dje pashë futbollin në Itali. Këtu te ne nuk do lejohet të sponsorizojmë kompanitë e basteve pavarësisht se për momentin nuk ka. Po si ore e gjithë bota i lejon, ndërsa ne jo. A jemi ne më mirë se gjithë bota?”-u shpreh Gaz Demi.

Pakënaqësinë për ligjin e ri të sponsorizimeve e shprehu edhe federata shqiptare e futbollit, që kërkoi të paktën një tavan prej 10 miliardë lekësh ose 111 milionë euro.

“Nëqoftëse do bëhet 100 milion, por qoftë edhe 50 milionë. Unë e jap me garanci: nëqoftëse do jepen 50 milionë nga shteti gjysma do rikthehet prap përmes taksave në shtet. 25 do shkojnë në fund. Pse? Do paguhen sigurime shoqërore më shumë. Do formalizohen të gjithë se sot s’jemi 100%, por kjo nesër do të ndodhë,”-deklaroi presidenti i Partizanit.

Një biznesi të vetëm, sipas ligjit, i nuk do ti lejohet të japë për donacione e sponsorizime në sport, art e kulturë, më shumë se 30 milionë lekë të rinj në vit, ose afërsisht 330 mijë euro.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

November 23, 2026
“Na duhen sistemet Patriot”- Ukraina me sytë nga NATO, Zelensky apelon: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju!

“Na duhen sistemet Patriot”- Ukraina me sytë nga NATO, Zelensky apelon: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju!

November 23, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, zbulohen 10 kandidatët e mundshëm të PD! Nga Alimehmeti dhe Mziu, te Hoti e Gjin Gjoni, zbardhen emrat për bashkitë kryesore

November 23, 2026
BE pritet të miratojnë të mërkurën sanksione të reja të rëndësishme ndaj Rusisë -

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor: E ardhmja e rajonit është në Union, anëtarësimi i tyre përparësia jonë!

November 23, 2026
Kuvendi pret konsensusin politik, Zgjedhorja ende në bllokadë! Krijohet ngërçi i parë në KQZ, opozita s’pranon identifikimin elektronik

Kuvendi pret konsensusin politik, Zgjedhorja ende në bllokadë! Krijohet ngërçi i parë në KQZ, opozita s’pranon identifikimin elektronik

November 23, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Projektligji për Sigurinë Kibernetike, një grup ndërinstitucional do koordinojë inteligjencën mes SHISH, ushtrisë e ministrive! Ja masat

November 23, 2026
Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

November 23, 2026
Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë, njohje e sigurimeve!

Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë, njohje e sigurimeve!

November 23, 2026
Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

November 23, 2026
Në një vit 11 të ekstraduar! Si u thye “miti i Dubait”, ligji i posaçëm që po përdoret për bosët e krimit

Analiza e “Corriere”: Një erë e re po fryn në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzojnë bosët e krimit në këmbim të ndikimit diplomatik!

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In