Prokuroria e Përgjithshme mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi

23 Nëntor 2026 | 15:14

Prokuroria e Përgjithshme ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit i Përgjithshëm, Alush Dragoshi.

Në mesazhin e ngushëllimit, Prokuroria e Përgjithshme shpreh dhimbjen për humbjen e tij, duke vlerësuar kontributin që ai dha në drejtimin e institucionit gjatë viteve të para të tranzicionit demokratik, në periudhën 1992–1997.

Në mesazhin e saj, Prokuroria e Përgjithshme thekson se Alush Dragoshi ishte një nga figurat e drejtësisë shqiptare, i cili kontribuoi në drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme dhe sfiduese për vendin.

“Prokuroria e Përgjithshme, në emër të gjithë prokurorëve, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të institucionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati në Fier, gjenden dy armë në makinën e djegur pas vrasjes së Selami Hasanit

Dy armë janë gjetur në makinën e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Fier. Automjeti u gjet pranë rrethrrotullimit...
15:08 | 23/11/2026

Çfarë ndodhi në takimin e fundit mes Borsellinos dhe De Gennaros? Jep detaje ish-prokurori Ingroia

Ish-prokurori italian, Antonio Ingroia në një lidhje live në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-kreut të policisë italiane,...
14:12 | 23/11/2026

PD përgatit kandidatët, dy deputetë drejt lënies së mandatit për zgjedhjet e 9 majit

Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës mbetet ende një ekuacion me shumë të panjohura, Partia Demokratike ka avancuar me emrat që pritet të garojnë në...
14:00 | 23/11/2026