Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun ndërkombëtar “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”

23 Nëntor 2026 | 15:21

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtar miqësor “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Yongchuan, në Kinë, nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2026.

Federata Shqiptare e Futollit bëri me dije se në këtë aktivitet ndërkombëtar do të marrin pjesë katër përfaqësuese: Shqipëria, Kina, Malawi dhe Tajlanda. Vajzat kuqezi do të kenë mundësinë të matin forcat me tri skuadrat pjesëmarrëse, në një turne që do t’i shërbejë ekipit për përgatitjen dhe vijimin e punës në kuadër të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin “Sports Center Stadium Yongchuan”.

Shqipëria do ta nisë aventurën në Kinë më 28 nëntor, me përballjen ndaj Malawit. Në vijim, më 1 dhjetor, kuqezinjtë do të përballen me ekipin vendës të Kinës, ndërsa turneun do ta mbyllin më 4 dhjetor, në sfidën kundër Tajlandës.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë:

28 nëntor 2026, ora 15:00 – Malawi – Shqipëri

1 dhjetor 2026, ora 19:30 – Kinë – Shqipëri

4 dhjetor 2026, ora 15:00 – Shqipëri – Tajlandë

Turneu në Yongchuan përbën një tjetër mundësi për Kombëtaren shqiptare të vajzave për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të vijuar përgatitjet për sfidat e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sabah FK në Azerbajxhan të mërkurën për shkak të një dëmtimi...
13:21 | 23/11/2026

Doue do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, Luis Enrique në vështirësi nga mungesat e shumta

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale para fundit të dhjetorit pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin...
01:32 | 23/11/2026

4 gola në 18 minuta, Zhegrova feston fitoren bashkë me Kolo Muanin me simbolin e shqiponjës

Juventusi ka siguruar tre pikë të plota në Serie A pas një fitoreje të pastër 4-0 ndaj Venezias, në një ndeshje që ndryshoi rrënjësisht në...
17:57 | 22/11/2026