Përmes një postimi në “Instastory”, këngëtari i njohur grek, Konstantinos Argyros, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të vështirë nga jeta personale, duke zbuluar se ka kaluar një ditë jo të mirë për shkak të helmimit nga ushqimi.
Ditën e sotme , më 23 nëntor, artisti publikoi në llogarinë e tij personale në “Instagram” një fotografi bardhezi, ku shfaqet i shtrirë, duke lënë të kuptohet se nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë.
Të lidhura
None found
Argyros tregoi se kishte përjetuar helmim nga ushqimi, duke e cilësuar ditën si veçanërisht të vështirë.
“Kam pasur helmim nga ushqimi dhe ishte një ditë shumë e vështirë”, shkroi këngëtari, ndërsa në fund të mesazhit iu drejtua fansave të tij me fjalët: “Ju dërgoj gjithë dashurinë time”.
Postimi i artistit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, të cilët tashmë presin që ai të rikuperohet sa më shpejt dhe t’i rikthehet angazhimeve të tij artistike.








