Ndahet nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi

Është ndarë nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi. Dragoshi ka drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme gjatë periudhës 1992-1997, në një nga fazat më të rëndësishme dhe sfiduese të ndryshimeve politike dhe institucionale në Shqipëri.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka vlerësuar kontributin e tij në drejtimin e institucionit gjatë kësaj periudhe.
“Në datën 22.11.2026 u nda nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi. Z. Alush Dragoshi ishte një nga figurat e drejtësisë shqiptare në vitet e para të tranzicionit demokratik (1992-1997), duke dhënë kontributin e tij në drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme dhe sfiduese për vendin. Prokuroria e Përgjithshme, në emër të gjithë prokurorëve, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




