Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu, Elda Hoti e Gjin Gjoni, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore

Politikë

Publikuar: 23/11/2026

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu, Elda Hoti e Gjin Gjoni, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore

Partia Demokratike po mbledh propozimet nga degët për figurat me të cilat do të garojë në zgjedhjet lokale të 9 majit.

Afati për mbledhjen e kandidaturave skadon të hënën e ardhshme, por deri më tani janë mësuar disa prej emrave që do të hyjnë në këto zgjedhje.


Mësohet se dy deputetë mund ta lenë mandatin e të garojnë në zgjedhjet e 9 majit.

Gjin Gjoni mund të garojë për bashkinë e Lezhës dhe Xhelal Mziu tashmë ka nisur punën për garën për bashkinë e Kamzës.


Në Kavajë, Mirditë e Has do të garojnë kryetarët aktualë të bashkive, Fisnik Qosja, Albert Mëlyshi dhe Miftar Dauti.

Emrat e propozuar nga degët e PD-së:

Tiranë: Ilir Alimehmeti
Lezhë: Gjin Gjoni
Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti
Durrës: Ardian Gashi
Berat: Parid Mahmutaj
Kukës: Rrahman Demaj
Tropojë: Feride Rrahmanaj
Krujë: Aulon Kalaja
Kamëz: Xhelal Mziu
Tepelenë: Albert Malaj