Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun “China International Women’s Football Yongchuan 2026”

Kombëtarja shqiptare e vajzave A do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar miqësor “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, që do të zhvillohet në qytetin e Yongchuan, në Kinë.
Në këtë turne do të marrin pjesë katër ekipe Kombëtare: Shqipëria, Kina, Malawi dhe Tajlanda. Vajzat kuqezi do të kenë mundësinë të përballen me tri skuadrat pjesëmarrëse, në një aktivitet që do t’i shërbejë ekipit për përgatitjen dhe vijimin e punës në kuadër të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.
Të gjitha ndeshjet e turneut do të zhvillohen në stadiumin “Sports Center Stadium Yongchuan”. Kombëtarja shqiptare do ta nisë aventurën në Kinë më 28 nëntor, me përballjen ndaj Malawit, ndërsa më pas do të luajë kundër vendit organizator, Kinës, më 1 dhjetor. Sfida e fundit për Shqipërinë do të jetë ajo ndaj Tajlandës, më 4 dhjetor.
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë:
Malawi – Shqipëri, 28 nëntor 2026, ora 15:00
Kinë – Shqipëri, 1 dhjetor 2026, ora 19:30
Shqipëri – Tajlandë, 4 dhjetor 2026, ora 15:00
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



