SYRI TV/ Shkëputet suvaja e pallatit në Shkodër, vë në rrezik kalimtarët

15:44, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Shkëputja e suvasë së një pallati në Shkodër është shkëputur, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Ngjarja ndodhi në zonën e Sahtit në qytet, ku suvaja është shkëputur nga faqja e pallatit duke rënë në tokë. Banorët thonës se ngjarja është e përsëritur, ndërsa kërkojnë të merren masa.

Suvaja e një pallati pranë zonës së ‘Sahatit” në qytetin e Shkodrës është shkëputur nga fasada e ndërtesës, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve.

Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që suvaja bie nga ndërtesa, pasi raste të ngjashme janë përsëritur disa herë.

Ato shprehen se ndihen të rrezikuar sa herë kalojnë pranë pallatit, teksa shtojnë se pavarësisht shqetësimeve të ngritura, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e problematikës.

Situata kërkon vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco