Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në Tropojë. Si pasojë, është bllokuar qarkullimi në segmentin rrugor Bajram Curri–Cerrnicë, në kilometrin 2+680, ku është shembur bazamenti i rrugës. Pas një vlerësimi teknik, është konstatuar se ekziston rrezik serioz për dëmtimin e mëtejshëm të trupit të rrugës dhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i qarkullimit në këtë segment, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë.