“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë

23 Nëntor 2026 | 16:24

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se do të nisë një grevë urie nëse autoritetet tentojnë ta arrestojnë. Gjatë një interviste në televizionin Pink, ai pretendoi se në rast të një skenari të tillë, një milion njerëz do të dilnin në rrugë.

Duke folur për Listën Studentore dhe mundësinë e arrestimit të tij, Vuçiç akuzoi kundërshtarët politikë se synojnë të dëmtojnë njerëzit që nuk i pëlqejnë. Ai deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet apo të fshihet në rast se përballet me një situatë të tillë.

“Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në momentin që kjo do të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiç) dhe Bosko (Obradoviç), që bëjnë shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Për mua nuk ka asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të fshihesha”, u shpreh Vuçiç.

Gjatë së njëjtës intervistë, Vuçiç foli edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke deklaruar se personalisht është më pranë qëndrimit që SNS të mos marrë pjesë në garë.

Megjithatë, ai bëri të ditur se vendimi përfundimtar do të merret nga partia në kongresin e saj më 13 dhjetor.

“Pse duhet ta bëjmë këtë, ndërkohë që njerëzit tanë po ndiqen, keqtrajtohen dhe persekutohen? Është plotësisht e mundur që partia të marrë edhe një vendim tjetër”, deklaroi ai.

Duke komentuar rezultatet elektorale të SNS-së, Vuçiç tha se partia mund të përmirësojë rezultatin në zgjedhjet e ardhshme, por fillimisht duhet të ndryshojë, të pranojë gabimet e saj dhe të jetë objektive në vlerësimin e vetvetes.

Gjatë intervistës në televizionin Pink, Vuçiç pretendoi gjithashtu se një ditë më parë kishte marrë kërcënime me vdekje nga klani kriminal i Vraçarit.

Ai tha se nuk kishte ndërmend t’i drejtohej policisë për këtë çështje, pasi, sipas tij, nuk kishte besim tek ajo. Vuçiç akuzoi gjithashtu policinë se nuk kishte arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal.

“Unë nuk kam çfarë t’u raportoj atyre, jo vetëm sepse nuk kam besim, por edhe sepse e di se për kë punojnë këta njerëz”, u shpreh ai.

Sipas Nova.rs, Vuçiç pretendoi se mesazhi që kishte marrë ishte i qartë dhe përmbante kërcënime për eliminimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro

Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit italian Paolo Borsellino, i vrarë nga mafia siciliane, ka folur në një intervistë ekskluzive telefonike nga Italia për “Now” me...
16:03 | 23/11/2026

Atentati në Fier, gjenden dy armë në makinën e djegur pas vrasjes së Selami Hasanit

Dy armë janë gjetur në makinën e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Fier. Automjeti u gjet pranë rrethrrotullimit...
15:08 | 23/11/2026

Protesta dhe tensione në Francë, “Jelekët e Verdhë” dalin sërish në rrugë

Lëvizja e njohur si “Jelekët e Verdhë” është rikthyer në rrugët e Francës, duke shkaktuar tensione dhe përplasje me policinë në disa qytete, mes tyre...
03:38 | 22/11/2026