Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në zonat rurale të Kukësit. Gjatë ditës së sotme, të bllokuara kanë qenë fshatrat Grykë-Çajë, Fshat, Shkinak, Arrën dhe Surroj. Vetëm në mesditë, ndërhyrja e Bashkisë Kukës bëri të mundur largimin e gurëve dhe rikthimin e qarkullimit në këto akse. Ndërkohë, situata mbetet problematike në disa zona të thella, si Oreshka, Cernaleva, Orgjosti, Belja, Lojmja, Nimça, Xhaferaj dhe Turaj, ku rënia e inerteve në rrugë vijon të vështirësojë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.