Marta Kos i kërkon Greqisë mbështetje për zgjerimin e BE-së, Shqipëria synon përmbylljen e negociatave

Në takimin e zhvilluar në Athinë, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e përfshiu Shqipërinë në mesin e katër vendeve që kanë shënuar përparimin më të madh drejt anëtarësimit. Ajo shprehu pritshmërinë që Greqia ta vendosë zgjerimin në agjendë gjatë presidencës së saj.

Greqia do të kryesojë Këshillin e BE-së nga korriku deri në dhjetor të vitit 2027. Kjo periudhë përkon me synimin e Tiranës për të përfunduar negociatat e anëtarësimit.

Të lidhura

None found

Kos e përcolli mesazhin në mbledhjen e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të organizuar nga ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis. Para ministrave të pranishëm, ajo vlerësoi ecurinë e dy vendeve të rajonit.

“Mes katër vendeve që kryesojnë, dy janë nga Ballkani Perëndimor, Mali i Zi dhe Shqipëria. Shpresoj që kjo t’i nxitë edhe vendet e tjera të arrijnë rezultate”, u shpreh Marta Kos, komisionere e BE-së për Zgjerimin.

Mbështetja e Athinës për hapin e ardhshëm të Shqipërisë në negociata ishte kushtëzuar tre vjet më parë nga çështja e Fredi Belerit. Në një qëndrim me shkrim drejtuar Këshillit të BE-së, qeveria greke kërkoi zgjidhje për kryetarin e zgjedhur të Himarës, i cili atëherë ishte në paraburgim dhe kërkonte të betohej në detyrë.

Ndërkohë, Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe ka përmbyllur përkohësisht katër kapituj. Për 31 kapitujt e mbetur, udhërrëfyesi i Komisionit parashikon që Tirana të plotësojë kushtet brenda afateve, ndërsa BE-ja të verifikojë rezultatet.

Nëse plani kohor zbatohet, kapitujt e fundit do të mbyllen gjatë presidencës greke.


Shtuar më 23.11.2026 16:28

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş