Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në zonat rurale të Kukësit. Gjatë ditës së sotme, të bllokuara kanë qenë fshatrat Grykë-Çajë, Fshat, Shkinak, Arrën dhe Surroj.
Ndërkohë, situata mbetet problematike në disa zona të thella, si Oreshka, Cernaleva, Orgjosti, Belja, Lojmja, Nimça, Xhaferaj dhe Turaj, ku rënia e inerteve në rrugë vijon të vështirësojë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.
Problemet me infrastrukturën rrugore në zonat malore vijnë si pasojë e reshjeve të dendura, ndërsa kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këto akse.
© SYRI.net