Kërkohej me ngulm nga bota e sportit dhe sidomos nga futbolli, por projektligji i votuar në komisione për ‘sponsorizim dhe donacion’ nuk i ka lumturuar klubet në Shqipëri. Në një intervistë për Report TV, presidenti i Partizanit Gazmend Demi, thotë se ligji ka shumë burokraci me tavanin e vendosur, ku vlera totale në një vit nuk mund të kalojë 3 miliard lekët e rinj, por edhe mënyrën se si do ndahet.

"Është një ligj i gjysmuar. Po thonë se do jepen 30%, por nuk jep as 30 as asgjë sepse i ke vendos tavan. Si biznesit si dhe sa do merren. Kush do marrë më përpara arti, kultura apo sporti? Do katandiset ‘kokoshi një thelë’. Do marri kombëtarja pak më shumë ndërsa ne do jemi prap …. Domethenë do tallen me ne,”-tha fillimisht presidenti i Partizanit Gazmend Demi.

Në ligjin e ri të sponsorizimeve bizneset do ketë mundësi të financojnë sportin deri në 30% të tatimit mbi fitimin, duke e zbritur këtë shumë nga detyrimet në shtet.

“Ta ndajnë. Le ta bëjnë 10% dhe 10 sportin, por të jetë e lirë dhe të kontrollohet,"-tha Demi.

Për bizneset që do të sponsorizojnë do të ketë një sërë kufizimesh, ndërsa nuk do të lejohen kompanitë e basteve kur ata të bëhen të ligjshme.

“Dje pashë futbollin në Itali. Këtu te ne nuk do lejohet të sponsorizojmë kompanitë e basteve pavarësisht se për momentin nuk ka. Po si ore e gjithë bota i lejon, ndërsa ne jo. A jemi ne më mirë se gjithë bota?”-u shpreh Gaz Demi.

Pakënaqësinë për ligjin e ri të sponsorizimeve e shprehu edhe federata shqiptare e futbollit, që kërkoi të paktën një tavan prej 10 miliardë lekësh ose 111 milionë euro.

“Nëqoftëse do bëhet 100 milion, por qoftë edhe 50 milionë. Unë e jap me garanci: nëqoftëse do jepen 50 milionë nga shteti gjysma do rikthehet prap përmes taksave në shtet. 25 do shkojnë në fund. Pse? Do paguhen sigurime shoqërore më shumë. Do formalizohen të gjithë se sot s’jemi 100%, por kjo nesër do të ndodhë,”-deklaroi presidenti i Partizanit.

Një biznesi të vetëm, sipas ligjit, i nuk do ti lejohet të japë për donacione e sponsorizime në sport, art e kulturë, më shumë se 30 milionë lekë të rinj në vit, ose afërsisht 330 mijë euro.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Demi kritika ministrit Gonxhe për ligjin e sponsorizimit: Është më i fokusuar te arti dhe kultura

Në intervistën për Report TV, presidenti i Partizanit Gazmend Demi, thotë se te ligji i sponsorizimeve duhet të përcaktohet qartë ndarja për paratë që do të shkojnë te sporti. Kjo sepse sipas tij, në ministrinë përkatëse, sporti nuk është parësor. Sipas Demit, Blendi Gonxhja, ka më shumë përparësi artin dhe kulturën.

“Ky ministri është djal shumë i mirë, unë kam vite që e njoh, por s’ka lidhje me sportin. Ai mund të jetë i lidhur me artin dhe kulturën. Sipas dëshirës ai atje do ti dërgojë. Do bëhet një mish-mash sa ne do fillojmë të zihemi me njëri-tjetrin. Që të bëhet sa më mirë kryministri ta shohë me ekspertët e vetë. Ministri ynë nuk di akoma se çfarë është duke u bërë për sportin. S’ka ardhur njëherë në kantierin e Partizanit. Ka ardhur kyeministri Rama dhe ka mbetur i mrekulluar. Le ta bëjmë siç duhet ligjin.”

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?