Kanë mbërritur 26 mijë doza të tjera të vaksinës kundër gripit, ndërsa janë vaksinuar mbi 28 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 26,000 doza të reja të vaksinës kundër gripit sezonal kanë mbërritur dhe po dërgohen në qendrat e vaksinimit në mbarë vendin. Deri tani janë vaksinuar 28,035 qytetarë, ndërsa 79,011 persona janë regjistruar nëpërmjet aplikacionit elektronik “Termini Im”.

Sipas Ministrisë, janë caktuar 54,778 termine për vaksinim dhe 23,225 të tjera janë në pritje për periudhën e ardhshme.

Të lidhura

None found

“Deri më tani janë realizuar 88.9 përqind e termineve të caktuara. Vaksina ofrohet pa pagesë në 31 pika vaksinimi. Përparësi kanë personat mbi 65 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga mosha gjashtë muaj deri në pesë vjeç”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria u bën apel personave që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut të vaksinohen. Qytetarëve që kanë marrë mesazh SMS me orarin e vaksinimit, por nuk mund të paraqiten, u kërkohet ta anulojnë terminin, në mënyrë që ai t’i lihet në dispozicion një pacienti tjetër.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş