Në intervistën për Report TV, presidenti i Partizanit Gazmend Demi, thotë se te ligji i sponsorizimeve duhet të përcaktohet qartë ndarja për paratë që do të shkojnë te sporti. Kjo sepse sipas tij, në ministrinë përkatëse, sporti nuk është parësor. Sipas Demit, Blendi Gonxhja, ka më shumë përparësi artin dhe kulturën.

“Ky ministri është djal shumë i mirë, unë kam vite që e njoh, por s’ka lidhje me sportin. Ai mund të jetë i lidhur me artin dhe kulturën. Sipas dëshirës ai atje do ti dërgojë. Do bëhet një mish-mash sa ne do fillojmë të zihemi me njëri-tjetrin. Që të bëhet sa më mirë kryministri ta shohë me ekspertët e vetë. Ministri ynë nuk di akoma se çfarë është duke u bërë për sportin. S’ka ardhur njëherë në kantierin e Partizanit. Ka ardhur kyeministri Rama dhe ka mbetur i mrekulluar. Le ta bëjmë siç duhet ligjin.”


Lajmi kryesor:

‘Ligji i sponsorizimeve gjysmak’, presidenti i Partizanit Gazmend Demi për Report TV: Tallje me futbollin, do katandiset ‘kokoshi një thelë’ (VIDEO)