Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjashtë kandidatë kanë paraqitur aplikimin për postin e drejtorit të Policisë së Kosovës.
Afati i aplikimit në konkurs ishte nga 5 deri më 19 nëntor 2026.
Të lidhura
None found
Sipas ministrisë, në garë janë Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.
Deri në dorëheqjen e tij, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, detyrën e drejtorit e mbante Gazmend Hoxha. Aktualisht, ushtrues detyre i këtij posti është Fehmi Hoti.








