
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur këtë të hënë në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit. Hasani ka marrë tre plumba në trup. Pas përfundimit të operacionit, ai është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. I plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie.