Zgjedhjet e 9 Majit, zbulohen emrat e PS-së në bashkitë kryesore
Edhe pse fushata për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 është ende disa muaj larg, në kampin socialist kanë nisur të përmenden emrat e mundshëm që mund të garojnë për drejtimin e bashkive.
Në Tiranë, mes figurave që përmenden si kandidatë të mundshëm janë ministri i Brendshëm Ervin Demo, zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe drejtuesja politike e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu.
Në qarkun e Tiranës, skenari i përfolur për tri bashkitë e tjera parashikon, emrin më të sigurtë për të vazhduar triumfin në Kamëz, duke rikandiduar Rakip Sulin, ndërsa në Vorë pritet të jetë Blerim Shera. Përsa i përket Kavajës, përmendet emri i Arben Rujës, aktualisht drejtor i spitalit.
Një tjetër bashki ku mund të ketë zhvillime në përzgjedhjen e kandidatit është Elbasani. Pas ndryshimeve të pritshme në hartën territoriale, që parashikojnë përfshirjen e Belshit dhe Cërrikut në këtë bashki, emri që përflitet nga mazhoranca është ai i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla.
Ndërsa për Bashkinë e Durrësit, një nga emrat që përmendet si kandidat i mundshëm është deputeti i këtij qarku, Ani Dyrmishi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



