Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në segmentet pranë Tunelit të Kalimashit.
Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike kanë sjellë reshje në zonat me lartësi të madhe, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, gjatë kësaj të hëne reshjet në veri dhe lindje të vendit priteshin të shfaqeshin në formë dëbore në lartësitë mbi 1000 metra.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e akseve rrugore në qarkun e Kukësit, ku reshjet dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike mund të sjellin probleme të mëtejshme në qarkullim.














