Nga Erion Braçe-
DUHANI TRADICIONAL, ELEKTRONIK, ORAL,
ËSHTË VRASËS!
DUHANI TRADICIONAL, ELEKTRONIK, ORAL,
PËR FËMIJËT ËSHTË EDHE MË SHUMË SE VRASËS,
JU MERR SHPIRTIN!
Duhani oral, në qese si i grirë apo në çdo formë tjetër që nuk përdoret me thithje, përfshirë qeset me nikotinë, ËSHTË I NDALUAR TË TREGTOHET NË KËTË VEND!
Lobimi në çdo zyrë shteti për të nga kompanitë e duhanit, si dhe mbrojtësit e interesave të tyre, të cilët janë tërësisht në shkelje të etikës — kanë punuar në Dogana e Tatime, në ministritë e Ekonomisë e Financave dhe tani mbrojnë favoret e kapërcejnë ndalimet për to — ËSHTË I PADREJTË DHE I DËMSHËM;
Po aq sa duhani oral me nikotinë dhe qeset me nikotinë që UA SHESIN PA MËSHIRË FËMIJËVE!
Kjo betejë kundër këtyre bëhet pa mëshirë, ndryshe gjithnjë e më shumë fëmijëve do t’u merret shpirti me NIKOTINË E KATRAN!