
Edhe këtë të hënë, të rinj, studentë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, para Kryeministrisë janë vendosur edhe forca policie. Protestuesit shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se dorëheqja e Edi Ramës është kërkesë e panegociueshme.