E ftuar në një lidhje Skype në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja ka komentuar përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste, duke deklaruar se lufta mes socialistëve nuk bëhet për karrierë politike, por se kush do të përfundojë pas hekurave dhe kush do të mbijetojë.
Kalaja akuzoi SPAK-un se është gjithmonë gati sa herë që i nevojitet Edi Ramës, ndërsa sfidoi Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn që të kalojnë nga deklaratat te faktet dhe provat për atë që ka ndodhur brenda mazhorancës.
Duke u ndalur te sulmet e Spiropalit ndaj Belinda Ballukut për Portin e Durrësit, Kalaja i kujtoi se marrëveshjen e ka votuar dy herë në Kuvend, duke e akuzuar se është kujtuar të reagojë vetëm pasi i janë prekur interesat personale.
Ajo tha se përplasjet brenda Rilindjes dhe qëndrimet e SPAK-ut dëshmojnë rolin politik që ajo pretendon se ka marrë institucioni i drejtësisë.
Pjesë nga intervista:
Mua më bëjnë përshtypje dy momente. E para njëherë që më në fund edhe vetë njerëzit më kryesorë brenda Partisë Socialiste po binden në akuzën tonë historike që SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse një organizatë partnere e organizatës kriminale të Rilindjes. Ndërkohë, lufta e brendshme deri diku është e justifikuar në partitë politike.
Disa kanë frikë edhe operacionin se thonë mund të më vendosin doza më të larta narkoze kështu që janë më se normale.
Për mua jo vetëm që s'ka konspiracion, po për mua s'ka as rastësi, sidomos në politikë asgjë nuk është e rastësishme. Kështu që kjo pjesa e dytë e këtyre personave që kanë filluar ta shfaqin luftën e brendshme, thashë çdo forcë politike ka pjesët e veta të uljes të ngritjes dhe kjo luftë në të gjitha organizatat politike bëhet që secili të avancojë me qëllimet e veta në karrierën politike. Ndërkohë brenda Rilindjes po ndodh diçka tjetër se lufta është kush të shkojë pas hekurave dhe kush të mbijetojë.
Pra është tjetër gjë kush lufton për rritjen e tij, ka ambicie që është shumë normale. Ndërkohë unë luftën deri më sot të Erion Veliajt, Elisa Spiropalit, këtyre të dyve kryesisht që kanë qenë edhe nën sulmin frontal të Edi Ramës, por edhe disa të tjerëve i kam parë vetëm si reagime me fjalë dhe jo me vepra. Tani të shohim nëse ato do vazhdojnë dhe me vepra, por ndërkohë është e çuditshme që gjithmonë SPAK-u është gati sa herë ka nevojë Edi Rama.
Dhe kjo në fakt më ka lënë një shije shumë të keqe, ajo më ka lënë një shije shumë të keqe deklarata ditën e premte, pra direkt pasi Elisa Spiropali bëri atë sulmin e hapur kryesisht ndaj Belinda Ballukut sepse edhe për Elisën, njësoj si dikur për partinë e punës, Enver Hoxha nuk ishte në dijeni, edhe sot Edi Rama nuk ka dijeni, por ai është nën presionin dhe shantazhin e Belinda Ballukut. Pra në Partinë Socialiste pas më të rilindur, Edi Rama nuk ka faj po e ka fajin. Dhe nëse do më lejosh të bëj vetëm një ngacmim sepse më bëri shumë përshtypje që u shqetësua Elisa për Portin e Durrësit.
Shumë mirë që u shqetësua sepse duhet të shqetësohet çdo qytetar për Portin e Durrësit. Por i kujtoj Elisa Spiropalit që e ka votuar dy herë marrëveshjen e Portit të Durrësit në kuvend. Dhe i kujtoj po kësaj Elisa Spiropali që ne kemi qenë pjesë e sulmeve të Elisës dhe gjithë partisë të Elisës, kur kemi bërë denoncimet, kur kemi bërë kallëzimet në SPAK, kur e kemi çuar në gjykatë kushtetuese. Dhe Elisa Spiropali kujtohet për Portin e Durrësit vetëm në momentin që asaj i janë prekur interesat personale. Kaq, asnjëherë më parë.
Është gjithmonë mirë të reagohet dhe reagimi duhet të jetë me vepra. Pra, ajo çfarë mund ta justifikojë luftën e Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe kujtdo tjetër brenda Partisë Socialiste është që të dalin të flasin me fakte, me prova se çfarë ka ndodhur. Se ndryshe pra, sa veproi SPAK-u i Arben Krajës dhe i Altin Dumanit për të mos kaluar te Klodian Memo në raport me Portin e Durrësit, e bëri Klodian Memo në raport me Elisa Spiropalin. Pra, jo vetëm disa standarde të SPAK-ut që këta vazhdojnë t'i besojnë, por nga ana tjetër vërtetohet katërçipërisht kush është sot roli i SPAK-ut.
© SYRI.net