E hënë, 23 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia kërcënon Estoninë pas vendimit për mbylljen e kufirit: Do të provokoni luftë!

Tensionet midis Rusisë dhe Estonisë po përshkallëzohen. Moska ka akuzuar Talinin se po kontribuon në rritjen e rrezikut të një konflikti të hapur, duke pretenduar se lejon dronët ukrainas të përdorin hapësirën e saj ajrore për të kryer sulme ndaj objektivave ruse.

Përplasja e fundit vjen pas vendimit të qeverisë estoneze për të mbyllur pikat kufitare rrugore me Rusinë nga 1 dhjetori, në përgjigje të një tentative sabotimi pranë Talinit, për të cilën autoritetet estoneze kanë fajësuar shërbimin sekret ushtarak rus GRU.

Moska e ka cilësuar këtë vendim si një provokim anti-rus dhe ka paralajmëruar se ai do të ketë pasoja për Estoninë dhe aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Njëkohësisht, Kremlini ka akuzuar Talinin për diskriminim dhe masa represive ndaj popullsisë rusishtfolëse, pretendime që Estonia i hedh poshtë.

Reklamë

Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se rezervon të drejtën të ndërmarrë masa politike dhe diplomatike për mbrojtjen e interesave të saj kombëtare.

Përplasja e re zhvillohet në një klimë tensionesh të larta në rajonin e Baltikut, ku Estonia, si anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe mbështetëse e fortë e Ukrainës, e konsideron sjelljen e Moskës një kërcënim për sigurinë rajonale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.