Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të qarkut është qëlluar për vdekje gjatë një kampingu me miqtë.
Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet dhe po kërkojnë ndihmën e publikut për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar personin që qëlloi me armë.
Viktima është Carey Washington Vinson, i cili po kalonte mbrëmjen e së dielës me miqtë në zonën pranë lumit Blackwater. Sipas deklaratës së babait të tij, Joe Vinson, një plumb i qëlluar nga jashtë kampingut e goditi të riun ndërsa ndodhej brenda tendës.
Babai i viktimës, i cili së fundmi kishte marrë detyrën si komisioner i Distriktit 4 në qarkun Escambia, njoftoi lajmin përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të hënën në mëngjes.
“Jemi të tronditur dhe zemërthyer për humbjen e djalit tonë të dashur”, shkroi ai, duke shtuar se nuk kishte detaje të tjera për të ndarë me publikun, për shkak se hetimet janë ende në zhvillim.
Zyra e Sherifit të qarkut Santa Rosa konfirmoi se po heton një të shtënë me pasojë vdekjen, të raportuar të dielën, më 22 nëntor, pranë lumit Blackwater. Sipas njoftimit zyrtar, policia mori një telefonatë në numrin e emergjencës 911 për të raportuar të shtënat me armë zjarri.
Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën një person me plagë arme zjarri në kokë, i cili u shpall i vdekur. Një zëdhënëse e sherifit konfirmoi për revistën “People” se viktima ishte Carey Washington Vinson.
“Hetuesit po vazhdojnë të kryejnë këqyrjen e vendngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar faktet që lidhen me këtë incident”, thuhet në deklaratën e policisë.
Autoritetet shtuan se informacione të tjera do të bëhen publike në momentin e duhur, ndërsa hetimet vijojnë. Deri tani, nuk është bërë e ditur se kush e qëlloi plumbin fatal dhe nëse bëhet fjalë për një të shtënë aksidentale apo një veprim të qëllimshëm.
Top Channel