
Deputeti i PD-së Klevis Balliu, ripërsëriti ftesën e selisë blu për të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohen kundër kryeministrit Rama.
Demokrati tha se partitë që nuk i përgjigjen ftesës janë të dyshimta mbi misionin që kanë.
“Ne e bëmë hapin tonë. Edhe në lidhje me reformën zgjedhore, PD është e hapur si e duan këta partitë e vogla. Nëse i themi të gjitha këto dhe nuk ka reagim duhet parë sa opozitare janë. Ça po bëjnë protestuesit që duhet të dalin 5000 policë atje? I kanë tmerr. Ky pushteti ka frikë protestuesit. Edhe nëse del 1 atje kanë frikë. Ata kanë dalë aty janë, qytetarë të lirë. Po bëjnë protestë ndaj një qeverie që vjedh, që është kapur me kreun e SHISH, me Lubinë me Kayo, me aferën e sterilizimit me një qeveri që ka hequr 40 mld dollarë nga buxheti. Në këtë aspekt ç’të duhet nga vijnë apo si vijnë. Mendoj se kjo duhet të jetë qasja e një partie opozitare, ne PD me 500 mijë vota dalim e shtrijmë dorën. Kur nuk vijmë ne me kushte, nuk ke pse vjen ti me kushte, nuk është serioze. Hajde të diskutojmë bashkërisht. Nëse nuk duan të diskutojnë, ka një çështje tjetër që është fatkeqësisht ka investime si pseudo opozitarë, që godasin opozitën.“ – tha Balliu.